image

Teknologjia ndihmëse siguroi përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kategori: Lajme
Organizatat: Ambasada Britanike , UNICEF
Etiketat:

Kriza globale COVID-19 ka thelluar më tej pabarazitë e mëparshme, duke ekspozuar shkallën e përjashtimit, duke theksuar kështu që puna për të përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara është thelbësore. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë një nga grupet më të përjashtuara në shoqërinë kosovare dhe janë ndër më të prekurit nga kjo krizë globale.

Falë Ambasadës Britanike në Prishtinë, 14 fëmijë me aftësi të kufizuara që jetojnë në familje strehuese në Kosovë ishin të pajisur me tableta, kështu që ata mund të merrnin pjesë në mësimin në distancë.