image

Donacione të vlefshme të KFOR-it në kohë të pandemisë: Solidaritet dhe mbështet je!

Kategori: Lajme
Organizatat: Magazine 4 U , KFOR
Etiketat:

Pandemia e virusit korona na ka mësuar shumë, por mbi të gjitha na ka treguar se solidariteti, bashkëndjenja dhe ndihma janë thelbësore në situate të tilla. Përveç parandalimit të përhapjes së pandemisë, mundësia për t’i ndihmuar njëritjetrit në këtë kohë të distancimit social na jep një ndjenjë sigurie dhe mirëkuptimi. Mbështetja dhe solidariteti janë gurthemelet e donacioneve të KFOR-it. Në mes të pandemisë në Kosovë, njësiti civilo-ushtarak vazhdoi me donacione, duke dhuruar pajisje mbrojtëse për ata që janë në vijë të parë, që punojnë punë publike. Donacion pati për komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, si dhe për spitalet në Graçanicë dhe Prishtinë. KFOR-i u dhuroi pajisje mbrojtëse personale, në vlerë 70000 euro, institucioneve shëndetësore në Graçanicë dhe Prishtinë. Donacioni përfshinte mijëra maska, dorëza, syze, veshje izoluese, si dhe termometra me rreze infra të kuqe dhe dezinfektues për duar. Ky donacion është veçanërisht i rëndësishëm sepse, ndërsa kujdesen për pacientët, do të shmanget përhapja e virusit në mesin e punëtorëve shëndetësorë, puna e të cilëve është jetike.

“Ky donacion është një vepër solidariteti që pasqyron bashkëpunimin e ngushtë midis KFOR-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe është pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO-ja, për të ofruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç kërkohet nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” tha Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Mikele Risi. Projekti u financua nga NATO-ja dhe u realizua nga ekipi për bashkëpunim civil-ushtarak. Ky projekt është pjesë e përkushtimit të përgjithshëm të Aleancës për të mbështetur operacionet e saj dhe të vendeve anëtare dhe partnerëve të saj.

Lexo më shumë