Thirrje për aplikim në Akademinë Politike

Kategori: Thirrje të hapura
Organizatat: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo
Etiketat:

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër diciplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi.

Programi i cili është i dizajnuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë.

Prandaj, Fondacioni Friedrich-Ebert organizon akademinë politike gjatë periudhës nga 06.09.2020 deri më 13.09.2020 (seminar trajnimi tetë ditor). Ju njoftojmë që në përputhje me kufizimet e qeverisë për shkak të pandemisë Sars CoV-2, datat për seminarin mund të ndryshojnë.

Lexo më shumë