KFOR vazhdon të dhurojë pajisje mbrojtëse

Kategori: Lajme
Organizatat: Radio KFOR , KFOR
Etiketat:

Përveç sigurimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, KFOR-i po kontribuon gjithashtu edhe me donacione, si masë parandaluese dhe mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19. Sot (24 Prill), CIMIC-u (Bashkëpunimi Ushtarak Civil) i KFOR-it dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e karabinierit italian, e cila po operon në kuadër të misionit të KFOR në Kosovë, dhuroi pajisje mbrojtëse shëndetësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrën Klinike Shëndetësore në Graçanicë.
Gjatë dorëzimit të donacionit, farmacisti përgjegjës në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës, Erblin Elezi, theksoi se kjo ndihmë është shumë e saktë dhe shumë e nevojshme: “Sot kemi pranuar metarial shpenzues, të tilla si maska, termometra, kemi marrë dezinfektues të ndryshëm. Dhe ky material do të jetë shumë i nevojshëm për klinikat me shumë nevojë për këto produkte, kështu që kemi të bëjmë me ndihmë, e cila është shpëtim i jetës për pacientët dhe të gjithë stafin shëndetësor. Në të njëjtën kohë, falënderojmë KFOR-in për ndihmën e vazhdueshme për Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës. ”

Nga ana tjetër, Asistenti i Shefit të Stafit të Qendrës së Bashkuar të Efekteve, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, Jonny Borjesson, me këtë rast tha: “Ne jemi këtu sot në klinikë për të ofruar donacionin e projektit të CIMIC-ut, pajisje të mbrojtjes personale, kështu që shpresojmë se do të jenë në përdorim të mirë dhe në duar të sigurta  të klinikës dhe të gjithë spitalet përreth në rajonin e Prishtinës. Është shumë e rëndësishme për ne që të ndihmojmë shoqërinë dhe përgjithësisht klinikën në këtë rast, kështu që është shumë e rëndësishme që ne mund të mbështesim në çfarëdo mënyre përmes CIMIC-ut, sikurse kjo.”

Donacioni i KFOR-it u mirëprit edhe nga Drejtori serb i Qendrës Klinike-Spitalore në Graçanicë, Dr. Bratislav Lazic: “Kjo nuk është hera e parë që kemi bashkëpunuar me KFOR-in. Ne kemi bashkëpunuar disa herë deri më tani. Bashkëpunimi është i ndërsjellë, i saktë dhe gjithmonë ka qenë domethënës dhe i përshtatshëm, kështu që ne jemi të kënaqur për këtë sepse bashkëpunimi ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Çdo donacion është i rëndësishëm tani. Gjithmonë është mirë të keni pajisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe gjithçka që është e nevojshme për të luftuar një epidemi të tillë. Kështu që, ky donacion sigurisht do të thotë shumë për ne.”

Ky dhurim i KFOR-it u mirëprit edhe nga punonjësit e tjerë të shëndetit, të cilët falënderuan KFOR-in për kontributin e jashtëzakonshëm,si në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës si dhe tani edhe në mbrojtjen kundër pandemisë COVID-19.

Lexo më shumë