image

Thirrje për aplikim: IV Kuvendi i rinisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Kategori: Thirrje të hapura

Etiketat: #YOUTH

Kuvendi i katërt i rinisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë: Rinia, paqja dhe siguria në epokën digjitale

Pas dy viteve të gjata të COVID-it, kemi kënaqësinë të kthehemi me Kuvendin e katërt të rinisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të organizohet më 31 maj dhe 1 qershor 2022 në Prishtinë me titullin “Rinia, paqja dhe siguria në epokën digjitale”.   

Në këtë ngjarje do të mblidhen 150 udhëheqës dhe vendimmarrës të rinj. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, Kuvendi i rinisë për herë të parë do të jetë i hapur edhe për pjesëmarrës nga regjioni, ku do të kemi 25 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i ZI, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. 

PSE DUHET TË VINI?

• PËR TË MARRË PJESË NË NGJARJEN MË TË MADHE VJETORE TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË RINJTË NË BALLKAN;

• PËR TË TAKUAR UDHËHEQËS TË RINJ NGA TË GJITHA KOMUNITETET E KOSOVËS DHE TË BALLKANIT PERËNDIMOR; 

• PËR TË MËSUAR RRETH PUNËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PËR MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT

• PËR TË NDARË SHQETËSIMET DHE IDETË E JUAJA ME VENDIMMARRËSIT

• PËR TË TAKUAR NJERËZ TË NJOHUR NGA FUSHA E QEVERISJES, SHOQËRISË CIVILE, BIZNESIT, TI-SË, SHKENCËS, KULTURËS, ARTIT DHE SPORTIT;  

• PËR TË FITUAR GRANT PËRMES SË CILIT PROJEKTI JUAJ RINOR NDËRKOMUNITAR DO TË BËHET REALITET. 

PROFILI I PJESËMARRËSVE

• 15 – 29 vjeçar, aktivistë rinorë, punëtorë në organizata rinore dhe udhëheqës rinorë që janë të interesuar për të marrë pjesë në këtë Kuvend dhe për t’u angazhuar në aktivitetet pasuese të rrjetëzimit me ekspertë të OKB-së dhe me ekipin shumetnik të udhëheqësve të rinj;  

• Pjesëmarrës që gjuhë amtare kanë së paku njërën prej gjuhëve të Ballkanit. Njohuria e punës e gjuhës angleze është përparësi, por nuk është kriter i përzgjedhjes;    

• Ne do të bëjmë më të mirën që të krijojmë një ekip të shumëllojshëm të udhëheqësve të rinj, duke filluar nga aktivistë rinorë me përvojë (së paku 65%) e deri te fillestarët e motivuar. Përvoja në punën vullnetare dhe punën me të rinj janë përparësi, por nuk janë kriter përzgjedhës.   

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 20 MAJ 2022

Të gjitha pyetjet: [email protected]