image

OSBE: Thirrje për aplikim


Etiketat:

Edicioni i tretë i Akademisë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja (LDA) do të organizohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik 2021 në Bogë/Boge, Pejë/Peć. Akademia ofron një platformë për gratë e reja për të kapërcyer pengesat në komunikim, për të thyer stereotipet dhe për të krijuar një bazë për dialog përmes mësimit nga bashkëmoshataret, trajnimeve dhe aktiviteteve të mentorimit. Synon nxitjen e komunikimit midis të rejave nga komunitete të ndryshme, duke u përqëndruar në çështje të përbashkëta shqetësuese që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veçanti.

Lexo më shumë