Deklaratë nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuese Speciale e BE-së

91907796_3125184214167480_5194069272933957632_o.jpg | #COVID19 #EU

Deklaratë nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuese Speciale e BE-së:

“Shoqëria e Kosovës, si shumë të tjera në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për reagim me kohë nga të gjitha autoritetet e Kosovës, të shoqëruar me përgjigje dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët e saj. Vetëm me frymë bashkëpunimi dhe solidariteti ne mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19.

Theksoj në veçanti rëndësinë e arritjes tek komunitetet më të prekshme dhe të izoluara të cilat janë veçanërisht të pafavorizuara në lidhje me qasjen në shërbimet esenciale.

Në rrethanat e tilla urgjente, është koha për t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe debatet e padobishme. Kosova duhet ta forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëveprimin rajonal në mënyrë që ta mundësojë çdo asistencë të mundshme për ata që preken nga COVID-19.

Në këtë kontekst, e lavdëroj shumë deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Ministri Vitia dhe Ministri Jevtiq më 2 prill 2020 dhe të gjitha përpjekjet tjera të institucioneve të Kosovës që synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe ofrimin e përkrahjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Është me rëndësi parësore që qytetarët, në mbarë Kosovën, në çdo komunë të marrin informata të qarta se cilat shërbime janë në dispozicion të tyre dhe si mund të asistohen në parandalim dhe në rast të infeksionit”.

Lexoni më shumë

Ky projekt mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe zbatohet nga New Social Initiative. Mendimet e shprehura në të pasqyrojnë pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshmërisht ato të Kombeve të Bashkuara, të UNMIK-ut a të New Social Initiative.

Tregimet e fundit

us.jpg

Këshilltari i Rinisë i UNMIK-ut dhe Këshilli i Shkurtër i Sigurisë për Rinjtë e Rinj të Kosovës

UNMIK-u ishte një nga tre misionet e KB-së që prezantuan praktikat e tyre më të mira në takimin e formulës * të Arrias të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë
European union.PNG

Rri sigurtë, mbaje maskën!

Koronavirusi nuk është miku yt, por ti ke superfuqi për ta parandaluar atë. Ndjeki hapat e paraqitur në këtë video për ta luftuar koronavirusin.

Lexo më shumë