image

PSSP Zahir Tanin bën thirrje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë në kontekstin COVID-19

Kategori: Lajme
Organizatat: UNMIK
Etiketat:

5 prill Prishtinë - Duke i konsiderurar masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, urgjentisht u bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër COVID-19.
 
PSSP Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato. Ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshmëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa. PSSP Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënve personale, duke përfshirë edhe mediat.
 
 "I bindur se Kosova do t'i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë", tha PSSP Tanin.

Lexoni më shumë