image

VocUp ofron ndihmë falas për institucionet shëndetësore në Kosovë

Kategori: Lajme
Organizatat: Voc Up
Etiketat:

Duke njohur rëndësinë e informimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës gjatë pandemisë së virusit COVID-19, VocUp ofron ndihmë falas për institucionet shëndetësore në Kosovë për t'i përkthyer dhe për t'i redakutar në gjuhët zyrtare ato dokumente që kanë për qëllim të informojnë qytëtarët për masat kundër sëmundjes infektive.

Duam të jemi përgjegjës dhe të zvogëlojmë problemin kronik të mosrespektimit të Ligjit për gjuhët, i cili sidomos gjatë pandemisë tregon përmasën e problemit shoqëror.

Për hir të efikasitetit, vendosim kapacitetet tona në dispozicion të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, i cili do të koordinojë me institucionet që kanë nevojë për mbështetje.

Qendra për Iniciativa Sociale me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë, UNMIK-ut dhe IOM-it, dëshiron të ndihmojë që çdo qytetar i Kosovës të ketë të gjitha informacionet në dispozicion në gjuhën që ai e kupton, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Lexo më shumë